Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Sot Parlamenti i Malit të Zi përsëri konfirmoi Ligjin për miratimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e energjetikës midis qeverive të Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Për ligjin votuan 46 deputetë, kundër ishin 21, ndërsa nuk pati abstenime.
Deputeti i Socialdemokratëve (SD), Boris Mugosha, deklaroi se do të votojë kundër ligjit, duke argumentuar se shkel parimet themelore të Bashkimit Evropian (BE).
Ai theksoi se Marrëveshja me Emiratet shkel parimet e Kapitullit 5, që lidhen me lirinë e konkurrencës, trajtimin e barabartë të pjesëmarrësve në treg, parimin e mosdiskriminimit dhe transparencën.
Ligji u miratua për herë të parë nga Parlamenti në seancën e parë të jashtëzakonshme më 27 shkurt, ndërsa Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, e ktheu atë në fillim të marsit për rivotim.
Në njoftim, Millatoviq theksoi se vendimi i tij nuk synon të pengojë zhvillimin, investimet apo bashkëpunimin ndërkombëtar, por synon mbrojtjen e Kushtetutës, rendit ligjor, sovranitetit ekonomik dhe interesave afatgjata të Malit të Zi.











