PARLAMENTI MIRATON LIGJET PËR AGJENCINË KOMBËTARE TË SIGURISË  DHE PUNËT E BRENDSHME, OPOZITA SHPREH SHQETËSIME

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Deputetët në seancën e sotme votuan përsëri për 2 aktet që Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i kishte kthyer për rivotim: ndryshimet në Ligjin për Punët e Brendshme dhe Ligjin për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë.  

Për ndryshimet në Ligjin për Punët e Brendshme votuan 47 deputetë, kundër 22, ndërsa po aq deputetë mbështetën edhe Ligjin për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë, me 21 kundër.

Opozita, përfshirë PDS-në dhe Socialdemokratët, kritikoi ligjet si shkelje të Kushtetutës, parimeve të Bashkimit Evropian dhe të standardeve ndërkombëtare, duke paralajmëruar mosbashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë në rast të miratimeve të ngjashme.

Qeveria argumenton se ligjet janë të nevojshme për mbylljen e Kapitullit 24 në negociatat e anëtarësimit me BE-në, duke shtuar se disa dispozita mund të harmonizohen më pas me standardet evropiane.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Malin e Zi njoftoi se mbështet angazhimin politik inkluziv dhe konsensusin e gjerë për procesin e anëtarësimit, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen konstruktive të opozitës.

SHARE