Foto: Ilustrim
Pagesa e pensioneve për muajin shkurt fillon sot, njofton Fondi i Sigurimit të Pensioneve dhe Invaliditetit. Sipas Fondit, pensioni mesatar për shkurt, pa llogaritur diferencat, është 545,69 euro.
“Pensioni mesatar i paguar me diferencat e llogaritura për shkurt është 557,23 euro”, thuhet në njoftim.
Për pagesën e pensioneve të shkurtit nevojiten gjithsej 68,44 milionë euro.










