PENSIONISTËT PROTESTOJNË PARA KUVENDIT PËR SHKAK TË PENSIONEVE TË ULËTA DHE KUSHTEVE TË VËSHTIRA TË JETESËS

Foto: ETV

Para Kuvendit të Malit të Zi sot ka filluar protesta e pensionistëve, të cilët janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë ndaj pensioneve të ulëta dhe kushteve të vështira të jetesës.

Të pranishmëve iu bashkua edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili me këtë rast kritikoi qëndrimin e pushtetit ndaj kësaj kategorie.

“Rritja e fundit e pensioneve është e tillë siç është. Ka tridhjetë ministra, ndërsa askush nuk bën asgjë. Nuk i dëgjojnë problemet e pensionistëve”, tha Millatoviq, transmeton RTV Podgorica.

Ai theksoi se anëtarët e Qeverisë duhet të jenë mes qytetarëve dhe të dëgjojnë drejtpërdrejt kërkesat e tyre.

“Ministrat duhet të jenë këtu, në protestë, që të dëgjojnë njerëzit dhe problemet e tyre”, theksoi presidenti.

Pensionistët, siç thonë ata, kanë dalë në protestë për shkak të pakënaqësisë shumëvjeçare me nivelin e të ardhurave dhe përkeqësimit të vazhdueshëm të gjendjes ekonomike.

SHARE