SPAJIQ: VLERËSOHEN PËRPJEKJET E MALIT TË ZI PËR REFORMA TË SHPEJTA DHE PËRAFRIM ME STANDARDET E BE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq u takua në Bruksel me komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, dhe gjatë bisedimeve u konfirmua mbështetja e fortë për integrimet europiane të Malit të Zi dhe vijimin e reformave në fusha kyçe.

“Janë vlerësuar përpjekjet e Malit të Zi për reforma të shpejta dhe për përafrimin e politikave publike me standardet e BE-së. Para Konferencës Ndërqeveritare, ku Mali i Zi do të mbyllë edhe një kapitull me BE-në, biseduam me komisionerën Evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Cilësia dhe dinamika e procesit të negociatave janë garanci për arritjen e objektivit,” shkroi Spajiq në rrjetet sociale.

SHARE