GJYKATA KUSHTETUESE PA VENDIM, MARRËVESHJA ME EMIRATET E BASHKUARA ARABE MBETET NË FUQI

Foto: Risto Božović

Gjykata Kushtetuese sot nuk mori vendim për kushtetutshmërinë e marrëveshjes ndërmjet Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, pasi propozimi i gjyqtarit raportues nuk mori shumicën e nevojshme.

Marrëveshja mbetet në fuqi.

Seanca ishte shtyrë më 12 mars për shkak të mungesës së një gjyqtari, ndërsa nuk u pranua as kërkesa e presidentit që seanca të ishte publike.

Tre gjyqtarë mbështetën nisjen e procedurës, duke argumentuar se ligji duhej të miratohej me shumicë dy të tretash, pasi prek çështje të të drejtave pronësore të të huajve dhe marrëveshjet ndërkombëtare kanë përparësi ndaj ligjeve vendore.

Tre gjyqtarë të tjerë votuan kundër, duke vlerësuar se Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente të shqyrtojë përmbajtjen materiale të ligjit që ratifikon një marrëveshje ndërkombëtare dhe se me këtë marrëveshje nuk cenohen të drejtat pronësore të të huajve që do të kërkonin shumicë të cilësuar.

SHARE