MILLATOVIQ KTHEN LIGJIN E SIGURISË KOMBËTARE PËR RISHQYRTIM

Foto: predsjednik.me

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka kthyer në parlament Ligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare për rishqyrtim për shkak të dispozitave të kontestuara mbi masat e mbikëqyrjes së fshehtë. Ai theksoi se ligji nuk përputhet me standardet e BE-së, Kushtetutën e Malit të Zi dhe standardet ndërkombëtare për të drejtën e privatësisë.

Problemet kryesore që Millatoviq nxori në pah janë:

  1. Heqja e miratimit gjyqësor për masat e mbikëqyrjes së fshehtë, që mundëson regjistrimin sistematik të lëvizjeve dhe sjelljeve të individëve pa kontroll të pavarur.
  2. Rreziku për shkelje të të drejtave të privatësisë sipas Kushtetutës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe instrumenteve të tjera ndërkombëtare.
  3. Mungesa e arsyeve të qarta për eliminimin e kontrollit gjyqësor, pavarësisht se ekzistonte një mekanizëm që kombinonte efikasitet operacional me mbikëqyrje të pavarur.
  4. Ligji nuk siguron rregulla të qarta për menaxhimin e të dhënave pas përfundimit të masave, duke rritur nevojën për kontroll gjyqësor.
  5. Procedura e miratimit të ligjit nuk ka qenë mjaftueshëm përfshirëse dhe nuk ofronte garanci të mjaftueshme për privatësinë, financat publike dhe statusin e punonjësve të ASK-së.

Qëllimi i kthimit të ligjit është që parlamenti të rishqyrtojë dhe të përgatisë një version të ligjit plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe standardet evropiane.

SHARE