Foto: Luka Zeković
Ministrja e Punëve Evropiane, Maida Gorçeviq, tha se Komisioni Evropian sot ka sqaruar një fakt të qartë: Mali i Zi, si vendi i vetëm që ka mbyllur 13 kapituj negociatash dhe është në rrugë të mirë për t’i mbyllur të gjithë deri në fund të vitit.
Sipas saj, Mali i Zi është logjikisht kandidati më i avancuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, njoftoi se Mali i Zi është vendi më i avancuar në procesin e anëtarësimit në BE, duke theksuar se çdo shtet përparon sipas progresit të vet në zbatimin e reformave të nevojshme.
“Komisioni Evropian sot sqaroi një fakt të qartë: Mali i Zi, si vendi i vetëm që ka mbyllur 13 kapituj dhe është në rrugë të mirë për t’i mbyllur të gjithë deri në fund të vitit, është logjikisht kandidati më i avancuar,” tha Gorçeviq.
Kjo deklaratë vjen pas komenteve të komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, lidhur me pozitën e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
“Besoj se nevoja e djeshme e mediave, politikanëve dhe analistëve për interpretime të shtrembëruara të deklaratave të zyrtarëve të BE-së do të shndërrohet në vetëdije për suksesin e madh që kemi arritur në dy vitet e fundit dhe për atë që na pret përpara. Anëtarësimi në BE do të jetë sukses i gjithë shoqërisë malazeze,” tha ajo.










