Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për median turke ‘Turkiye Today’ tha se Shqipëria nuk ka një plan B për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Sipas Ramës, procesi i anëtarësimit në BE shërben si një mekanizëm për reformën institucionale dhe për një qeverisje më të mirë.
“Ne duam t’i bashkohemi, pikë”, tha Rama.
Gjatë kësaj interviste teksa ka vuri në dukje marrëdhënien e mirë midis Turqisë, Rama nga ana tjetër rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fortë të Shqipërisë për Kosovën.
“Nëse preket Kosova, preket Shqipëria. Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, edhe Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial”, ka deklaruar kreu i qeverisë.
Duke folur për dialogun e bllokuar të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Prishtinës dhe Beogradit, Rama tha se këndvështrimi i tij nga Tirana natyrshëm ndryshon nga ai i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqjes në Prishtinë.
“Unë jam në Tiranë, jo në Prishtinë. Kam qenë dëshmitar i luftës së përgjakshme që shpërbëri ish-Jugosllavia, e cila solli në Kosovë furinë e makinerisë nacional-socialiste të vdekjes dhe shkatërrimit”, theksoi Rama.









