Trupi Koordinues Kombëtar u bëri thirrje banorëve të Kryeqytetit që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë rritjes së numrit të infeksioneve, dhe të respektojnë masat e përcaktuara pa përjashtim.
Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive analizoi situatën epidemiologjike në Mal të Zi, veçanërisht në kryeqytetin Podgorica, në një seancë të kryesuar nga Kryetari Millutin Simoviq, ku u vërejt një rritje e konsiderueshme e numrit të rasteve të zbuluara rishtazi të infeksionit koronavirus.
“Qytetarëve u kërkohet që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë rrezikut që paraqet transmetimi i mëtutjeshëm lokal i virusit dhe të respektojnë masat e përcaktuara pa përjashtim. U tha se ka raste individuale të shkeljeve në ambientet e hotelierisë dhe transportit publik. Shërbimet kompetente janë të detyruara të forcojnë kontrollet posaçërisht bëhet fjalë për detyrimet për vurjen e një maskë mbrojtëse dhe për të ruajtur distancën fizike,” njofton Qeveria.
TKK shpreh edhe një herë vendosmërinë e saj për të ruajtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve me masa të përshtatshme dhe në kohë, por kujton se disiplinimi dhe parandalimi janë detyrë dhe detyrim i çdo qytetari dhe mënyra më e sigurt për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.
TKK, duke marrë parasysh të dhënat e fundit mbi rastet e reja të infeksionit, arriti në përfundimin se transmetimi është përhapur kryesisht në popullatën e personave të rinj dhe të moshës së mesme.
Në këtë drejtim, u vendos që në periudhën e ardhshme, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet popullatës së moshuar si kategoria më e prekshme.
Trupi Koordinues Kombëtar dha pëlqimin për Ministrinë e Shëndetësisë për të zgjatur aplikimin e masave edhe për një javë tjetër për Rozhajen dhe Gucinë.