MARKOVIQ: ZGJEDHJET ME PJESËMARRJEN E PLOTË TË TË GJITHË AKTORËVE POLITIKË

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se ai pret që procesi zgjedhor dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen në një atmosferë cilësore, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve politikë.

Duke folur për Televizionin e Malit të Zi, Markoviq tha se ai pret që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të rezultojnë në një parlament funksionues.

“Ne presim që procesi zgjedhor në vazhdim dhe zgjedhjet e mbajtura në 30 gusht të mbahen në një atmosferë cilësore zgjedhore dhe që, duke pasur parasysh epideminë, ne do t’i përgatisim të gjitha kushtet për zhvillimin e sigurt të procesit zgjedhor dhe më pas do të lëvizim fuqishëm dhe me dinamikë, jo vetëm kur bëhet fjalë për integrimin evropian, por edhe rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit,” deklaroi Markoviq. 

Komisioneri Varheli njoftoi se pret një proces gjithëpërfshirës të zgjedhjeve.

I pyetur nëse ai pret që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, Markoviq tha se grupe të rëndësishme opozitare politike po përgatiten për zgjedhjet.

“Ata praktikisht krijuan listat e tyre dhe shpallën programet zgjedhore, kështu që unë pres që zgjedhjet të mbahen me pjesëmarrjen e plotë të të gjithë aktorëve politikë, jo vetëm partitë që përbëjnë qeverinë, por edhe partitë opozitare, dhe se do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët që të zgjedhin ata që i duan që ti përfaqësojnë në katër vitet e ardhshme,” tha Markoviq, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi.

Markoviq tha se pret që ajo të ishte një pikë kthese përsa i përket forcimit të sistemit politik dhe demokracisë në Mal të Zi.

“Dhe se pas kësaj do të kemi një vullnet të fortë politik, që do të kemi një parlament funksional dhe se nuk do të flitet për bojkotimin e parlamentit pas zgjedhjeve,” tha Markoviq.

Ai theksoi se perspektiva evropiane e Malit të Zi është mjaft e sigurt.

“Vendi ynë po i afrohet fazës së mbylljes më të shpejtë të kapitujve të bisedimeve,” perfundoi Kryeministri.

SHARE