RRETH 2.000 PUNËTORË NGA SHQIPËRIA VIJNË ÇDO DITË PËR TË PUNUAR NË MAL TË ZI

Foto: Ilustrim

Në një ditë mesatarisht, rreth 2.000 punëtorë nga Shqipëria hyjnë në Mal të Zi përmes dy pikave kufitare, Sukobin dhe Bozhaj, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, dhe kthehen në Shkodër dhe zonat përreth të njëjtën ditë pasdite. Kjo u njoftua nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

“Përmes pikës kufitare Sukobin gjatë një dite janë evidentuar deri në 1.600 shtetas të Shqipëri që hyjnë në Mal të Zi. Të njëjtën ditë, rreth 1.300 persona, kryesisht meshkuj, janë kthyer në Shqipëri,” theksojnë nga Drejtoria e Policisë. 

Punëtorët nga Shkodra dhe zonat përreth udhëtojnë për në punë edhe përmes pikës kufitare Bozhaj.

“Gjatë një dite, përmes pikës kufitare Bozhaj në Mal të Zi hyjnë rreth 500 shtetas të Shqipërisë dhe po aq prej tyre kthehen në atë vend,” thonë nga Drejtoria e Policisë.

Ky trend ka qenë aktiv gjatë disa viteve të fundit. Shumica e punëtorëve shqiptarë punojnë në sektorin e ndërtimit në qytete si Ulqini, Tivari, dhe Podgorica.

SHARE