KUVENDI I MALIT TË ZI MIRATON E DIELËN SI DITË PUSHIMI NË DYQANET ME SHUMICË DHE PAKICË

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi sot, në një seancë të jashtëzakonshme, miratuan ndryshimet në Ligjin për Tregtinë e Brendshme, me të cilat garantohet e diela si ditë pushimi.  

Ligji hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare të Malit të Zi.

Të 62 deputetët e pranishëm votuan pro këtij zgjidhjeje ligjore.

Ndryshimet në nenin 35a të këtij ligji, të propozuara nga deputetët e Lëvizjes “Evropa Tani”, parashikojnë ditë pushimi të dielën për të mbrojtur shëndetin e punonjësve në dyqanet me shumicë dhe pakicë, si dhe të drejtat e tyre për pushim javor dhe gjatë festave shtetërore dhe të tjera.

SHARE