Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, deklaroi se bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është përmirësuar ndjeshëm, duke u bazuar në partneritetin e fortë dhe besimin e ndërsjellë, si dhe në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar vitin e kaluar.
Ai njoftoi në rrjetin social X se, në margjinat e Samitit Botëror të Qeverive në Dubai, ka zhvilluar një takim me Shkëlqesinë e Tij Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan, zëvendëskryeministër dhe ministër të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas Spajiqit, bashkëpunimi i intensifikuar politik në nivel të lartë është çelësi për zbatimin efikas të aktiviteteve të planifikuara, në interes të ndërsjellë të qytetarëve të të dy vendeve, si dhe për rritjen e ekonomive të tyre.









