Kreu i Shtetit të Vatikanit, Papa Leoni XIV, u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të diskutuar rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Sipas një komunikate nga Vatikani, Papa priti Kryeministrin Rama këtë mëngjes në Vatikan, ndërsa më pas Rama zhvilloi edhe takime me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.
Në deklaratë thuher se gjatë bisedimeve u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta dypalëshe midis dy vendeve dhe u diskutuan çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë rolin e Kishës në shoqëri dhe marrëdhëniet me institucionet civile.
Gjithashtu, takimi u fokusua në zhvillimet rajonale dhe në sfidat kryesore të Ballkanit Perëndimor, si dhe në përpjekjet e Shqipërisë për integrim të plotë në Bashkimin Evropian.








