PARTITË POLITIKE NGA BUXHETI DO TË MARRIN GATI 14 MILIONË EURO

Foto: BORIS PEJOVIC

Partitë parlamentare këtë vit do të marrin nga buxheti gati 14 milionë euro për punën e tyre të rregullt dhe për organizatat e grave.

Në vendimin e Ministrisë së Financave për shumën e këtyre fondeve për vitin 2026, i publikuar në faqen e Qeverisë, thuhet se për funksionimin e partive do të ndahen çdo muaj 1.087.400 euro, ndërsa për punën e organizatave të grave 67.506 euro.

Shuma më e madhe i takon Lëvizjes “Evropa Tani” – 272.988 euro, e më pas koalicionit që në zgjedhjet shtetërore të vitit 2023 u paraqit rreth Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) – 224.484 euro.

Nga paratë që Lëvizja “Evropa Tani” merr çdo muaj, partnerëve të tyre në koalicion nga zgjedhjet parlamentare – Mali i Zi i Bashkuar dhe Aleanca e Qytetarëve CIVIS – do t’u takojnë nga 8.222 euro në muaj.

Nga shuma që i takon koalicionit rreth PDS-së, Social Demokratët do të marrin çdo muaj 32.069 euro, ndërsa Unioni Demokratik i Shqiptarëve 10.689 euro.

Koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” do t’i paguhen çdo muaj 161.329 euro. Nga kjo shumë, Partisë së Re Serbe do t’i takojnë 11.689 euro, ndërsa Partisë Demokratike Kombëtare 49.639 euro.

Demokratëve të Malit të Zi dhe Lëvizjes Qytetare URA, që u paraqitën në zgjedhjet shtetërore në koalicion, do t’u paguhen çdo muaj 138.449 euro. Nga kjo shumë, Demokratëve do t’u takojnë 89.992 euro në muaj, ndërsa LQ URA 48.457 euro.

Partisë Boshnjake (PB) do t’i paguhen çdo muaj 95.432 euro, Iniciativës Qytetare Kroate 42.959 euro, dhe Partisë Popullore Socialiste 59.127 euro.

Koalicionit rreth Aleancës Shqiptare do t’i paguhen çdo muaj 42.959 euro. Nga kjo shumë, Partisë Demokratike dhe Forcës së Re Demokratike do t’u takojnë nga 13.317 euro, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi 9.880 euro, dhe Lëvizjes për Tuz 6.443 euro.

Forumit Shqiptar do t’i paguhen çdo muaj 49.671 euro për punën e rregullt. Nga kjo shumë, Alternativës Shqiptare do t’i takojnë 34.769 euro, Lidhjes Demokratike Shqiptare 9.934 euro, dhe Unionit Nacional Shqiptar 4.967 euro.

SHARE