PARTIA DEMOKRATIKE POPULLORE TËRHEQ MBËSHTETJEN PËR QEVERINË E SPAJIQIT DHE KALON NË OPOZITË

Foto: Luka Zeković

Partia Demokratike Popullore, e udhëhequr nga Millan Knezheviq, ka vendosur njëzëri të tërheqë mbështetjen për Qeverinë e kryeministrit Millojko Spajq, si dhe për pushtetin lokal në Podgoricë.

Si pjesë e këtij vendimi, ministrat e Partisë Demokratike Popullore, Millun Zogoviq dhe Maja Vukiqeviq, kanë dhënë dorëheqje nga funksionet në ekzekutiv.

Knezheviq deklaroi se arsyeja kryesore është refuzimi i kryeministrit për të dërguar në Kuvend iniciativat e Partisë Demokratike Popullore, që lidhen me ndryshime kushtetuese për gjuhën serbe, ligjin për shtetësinë, njohjen e trengjyrëshit historik si flamur popullor, si dhe çështjen e impiantit të ujërave të zeza në Botun.

Sipas tij, kjo është një shenjë e qartë se kryeministri Spajiq nuk dëshiron PDP-në në Qeveri.

Partia Demokratike Popullore paralajmëroi se do të veprojë si opozitë si në Kuvendin e Malit të Zi, ashtu edhe në Kryeqytet, por do të vazhdojë bashkëpunimin politik me partnerin e koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, duke biseduar më tej me liderin e kësaj partie, Andrija Mandiq.

Knezheviq theksoi se Partia Demokratike Popullore nuk ka tradhtuar asnjë parim dhe se mbetet besnike vullnetit të votuesve të saj.

SHARE