MILLATOVIQ: PATRIOTIZMI MATET ME ARSIMIN, PUNËN DHE RESPEKTIMIN E LIGJIT

Foto: predsjednik.me

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, gjatë promovimit të publikimit “Mali i Zi 2024–2034: Vizion dhe rekomandime të Universitetit të Malit të Zi”, theksoi rolin qendror të universitetit dhe Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve si bërthama e arsimit dhe shkencës në vend.

Ai nënvizoi se nga fuqia e komunitetit akademik varet e ardhmja e shoqërisë dhe e shtetit. Duke u nisur nga konteksti historik, Millatoviq rikujtoi 20-vjetorin e rikthimit të pavarësisë dhe përvjetorin 150-vjetor të njohjes ndërkombëtare të Malit të Zi në Kongresin e Berlinit më 2028, duke theksuar përgjegjësinë për rezultate konkrete dhe perspektivën evropiane.

Ai deklaroi: “Patriotizmi nuk ka tjetër matje përveç asaj që bazohet në arsimin, punën e palodhur dhe respektimin e ligjit.”

Presidenti nënvizoi nevojën për politikë arsimore të lidhur me tregun e punës, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, institucione të forta të sundimit të ligjit, politikë kulturore që promovon diversitetin, qëndrueshmëri energjetike, ri-industrializim dhe transformim digjital si shtylla të zhvillimit për dekadën e ardhshme.

Ai bëri thirrje që akademikët të përdorin publikimin si platformë për veprim të vazhdueshëm dhe premtoi mbështetjen e Presidencës së Malit të Zi në këtë proces.

SHARE