Foto: Ilustrim
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka caktuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për datën 16 shkurt.
Në rend të ditës është propozimi i Ligjit për ndryshimin e Ligjit për tregtinë e brendshme. Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, me fillim në orën 12:00.
Dje, nga Gjykata Kushtetuese u njoftua se lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit për të dielën ditë pushimi në tregti është vendosur që ky vendim është jokushtetues. Siç u shpjegua, një vendim i tillë ka shkelur parimet kushtetuese të barazisë së të gjithëve para ligjit.
Deputetët e Lëvizjes “Evropa Tani”, dje kanë dorëzuar në procedurë parlamentare kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën do të diskutohej për ndryshimet në Ligjin për tregtinë e brendshme, me të cilat garantohet e diela ditë pushimi.









