58 TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, që nga rezultatet e fundit, kanë analizuar 468 mostra, nga të cilat 58 ishin pozitive. Rastet e zbuluara rishtazi janë nga Rozhaja 19, Beranë 14, Podgoricë 13, Tivar 5, Cetinje 3, Kotor 2, Bijello Pole dhe Nikshiq nga 1 person. 

“Gjatë ditës janë raportuar dy vdekje në Spitalin e Përgjithshëm në Beranë. Rezultatet e analizave laboratorike janë në pritje të të dy personave të vdekur. Deri në mbërritjen e certifikatës laboratorike, numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga COVID19 mbetet 10. Në 24 orët e fundit, pesë pacientë janë shëruar”, thuhet në deklaratë.

Që nga fillimi i qershorit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 753 me 10 vdekje të konfirmuara dhe aktualisht 10 të shëruar kështu që numri i rasteve aktive aktualisht është 733.

SHARE