Foto: Ilustrim
Çmimet e derivateve të naftës për 15 ditët e ardhshme do të jenë më të larta deri në 4 centë, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Mineraleve.
- EUROSUPER 98 do të shtrenjtohet 2 centë dhe do të kushtojë 1,41 euro.
- EUROSUPER 95 do të jetë më i shtrenjtë 3 centë dhe do të kushtojë 1,38 euro.
- EURODIZEL do të shtrenjtohet 4 centë dhe për 15 ditët e ardhshme çmimi i tij do të jetë 1,31 euro.
- Vaji për ngrohje do të shtrenjtohet 3 centë dhe do të kushtojë 1,24 euro.
“Sipas dispozitave të Rregullores mbi mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi të cilat formohen çmimet maksimale të produkteve naftë (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi, nr. 23/21 dhe 10/25), llogaritja e ardhshme do të bëhet më 9 shkurt 2026, dhe çmimet e eventualisht të ndryshuara të produkteve naftë do të vlejnë nga 10 shkurt 2026”, thuhet në njoftim.









