Ministri i Mbrojtjes Predrag Boshkoviq tha se është i sigurt që zgjedhjet në Mal të Zi do të mbahen më 30 gusht, përderisa respektohen masat e Trupit Koordinues Kombëtar për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Me këtë rast, shëndeti do të jetë në radhë të parë. Gjithçka që ne po bëjmë është e përkushtuar në shuarjen e pandemisë dhe për ta kaluar atë sa më lehte që të jetë e mundur. Fushata e koalicionit te qeverisës do të zbatohet sipas planit dhe masave”, tha Boshkoviq.
Sipas tij, zgjedhjet janë shpallur, dhe Trupi Koordinues Kombëtar mbajti takimin e parë me organizatat joqeveritare që njihen për t’u marrë me atë temë.
Ai gjithashtu tha se në periudhën e ardhshme, ato takime do të vazhdojnë me qëllim që t’i përgjigjen sfidës.
Ai shtoi se ekonomia duhet të merret në konsideratë.