QEVERIA MIRATON ANGAZHIMIN E SIGURIMIT FIZIK NË SHKOLLA PËR PARANDALIMIN E DHUNËS

Foto: MASHI

Qeveria e Malit të Zi, në mbledhjen e mbajtur më 22 janar 2026, miratoi Informacionin për nevojën e vendosjes së sigurisë fizike për personelin, objektet dhe pronën në institucionet arsimore, të përgatitur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.

Me këtë, vazhdohet praktika e angazhimit të sigurimit fizik në institucionet arsimore në të gjithë vendin, sipas modelit që ka treguar efektivitet edhe më parë.

“Qëllimi është parandalimi dhe shmangia e dhunës dhe ngjarjeve të tjera të padëshiruara, duke pasur parasysh rastet gjithnjë e më të shpeshta të dhunës fizike në shkolla dhe qendra të nxënësve, Qeveria ka dhënë miratimin për angazhimin e sigurimit fizik në 68 shkolla fillore, 44 shkolla të mesme dhe një qendër të nxënësve dhe studentëve”, theksuan nga Ministria e Arsimit.

Nga ministria bëjnë me dije se sigurimi do të angazhohet në periudhën nga 1 shkurti deri më 15 qershor 2026, deri në vendosjen e një zgjidhjeje sistematike që parashikon angazhimin e policëve shkollorë ose një forme tjetër sigurimi, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Kjo është një masë e përkohshme që ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të punësuarve, dhe kontribuon në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për realizimin e procesit arsimor”, theksuan nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.

SHARE