Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Sot, në kuadër të seancës së Qeverisë së Malit të Zi është miratuar Raporti mbi realizimin e detyrimeve nga Programi i Anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian 2025–2026, i cili tregon se gjatë vitit 2025 është realizuar 64% e detyrimeve unike, duke treguar për një përparim të qëndrueshëm dhe të matshëm në zbatimin e Programit.
Siç është bërë e ditur, Programi i Anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian për periudhën 2025–2026, i miratuar nga Qeveria e Malit të Zi më 13 shkurt 2025, paraqet një dokument strategjik dyvjeçar që përfshin 33 kapituj negociues.
“Duke pasur parasysh se çështjet ligjore të Bashkimit Evropian ndryshojnë vazhdimisht, Programi i Anëtarësimit rishikohet në baza vjetore,” thuhet në njoftim.
Në Raport është dhënë një pasqyrë e gjendjes së realizimit të detyrimeve, sipas kapitujve negociues dhe resorëve përgjegjës, në përputhje me përbërjen e Qeverisë së 44‑të të Malit të Zi, duke marrë parasysh edhe rikonstruktimit të qeverisë gjatë vitit 2025.
Sipas analizave të realizimit të detyrimeve të parashikuara me Programin e Anëtarësimit në BE, gjatë vitit 2025 janë planifikuar 406 detyra, prej të cilave janë realizuar 257, që paraqet 63% të shkallës së realizimit në total.
“Pas konsolidimit të detyrimeve që përsëriten në disa kapituj negociues, pa dublimin e akteve, janë identifikuar 354 detyra unike, prej të cilave janë realizuar 225, ose 64%. Këto rezultate tregojnë për një përparim të qëndrueshëm dhe të matshëm në zbatimin e Programit,” thuhet në njoftim.









