Foto: Luka Zenović
Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e të gjitha shteteve anëtare të BE-së, institucionet kryesore evropiane dhe liderët e Ballkanit Perëndimor, do të mbahet më 5 qershor 2026 në Tivat.
Nikoqir i këtij Samiti do të jetë presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Përgatitjet për këtë ngjarje historike filluan me krijimin e Komitetit Organizativ nga Millatoviq, ku marrin pjesë përfaqësues të Kabinetit presidencial, ministrive të jashtme, të punëve evropiane, financave, punëve të brendshme dhe administratës publike, si dhe të Policisë, Aeroportit të Malit të Zi, Komunës së Tivatit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë.
Komiteti ka përcaktuar prioritetet, detyrat dhe përgjegjësitë e të gjitha institucioneve për të siguruar një organizim në nivelin më të lartë politik dhe protokollar.
Ky Samit konsiderohet një mesazh i fortë politik për vendin, duke treguar që Mali i Zi nuk pret pasivisht proceset evropiane, por merr pjesë aktive dhe përgjegjësi. Ngjarja synon të shpejtojë procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në BE, me objektivin që vendi të bëhet anëtar i 28-të i BE-së deri në vitin 2028, bazuar në reforma, rezultate dhe partneritet të besueshëm.









