KOSOVA MERR FTESËN NGA TRUMP PËR NË BORDIN E PAQES, OSMANI: QËNDROJMË SI ALEATË TË PALËKUNDUR TË AMERIKËS PËR TA ÇUAR PAQEN MË TEJ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar ftesën e Presidentit Donald Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si një nga anëtaret themeluese të këtij trupi, njësoj si Shqipëria.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e kësaj ftese dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ndërtimin e paqes globale.

Ajo shkruan: “Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.????????????????

Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.

Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.

Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”.

SHARE