Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka caktuar më 2 shkurt dy seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit, në të cilat në rend dite janë afërsisht 50 projektligje.
Në rendin e ditës së seancës së parë janë, ndër të tjera, projektligjet për ndryshimet në ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese, Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë.
Deputetët do të diskutojnë gjithashtu projektligjin për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, si dhe ndryshimet në ligjin për punët e brendshme dhe për Kryeqytetin.
Seanca e parë e jashtëzakonshme është caktuar për në ora 11:00.
Seanca e dytë e jashtëzakonshme, e caktuar për në ora 12:00, do t’u dedikohet, ndër të tjera, miratimit të plotësimeve në ligjin për pagat e punonjësve në sektorin publik, si dhe ndryshimeve në ligjin për arsimin e përgjithshëm dhe banimin social.









