Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është ftuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të jetë pjesë e bordit që pritet ta mbikëqyrë udhëheqjen e Gazës, të njohur si Bordi i Paqes.
Në letrën e publikuar nga Rama, Trumpi shihet t’i ketë shkruar se e fton “zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si shtet anëtar themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes”.
“Me kënaqësi pres të punojmë së bashku, edhe për shumë gjatë në të ardhmen, drejt qëllimit të vendosjes së përhershme të PAQES BOTËRORE, MIRËQËNIES, DHE MADHËSHTISË PËR TË GJITHË!”, shihet të ketë shkruar Trump në ftesën drejtuar Ramës.
Sipas letrës, shtetet anëtare mund të caktojnë një përfaqësues të autorizuar nga ta për të marrë pjesë në takimet e Bordit të Paqes.








