Instituti i Shëndetit Publik ka rregjistuar edhe 59 raste të reja për koronavirusin e ri.
Siç është njoftuar nga ISHP, më së shumti ka të infektuar nga Podgorica 30.
Mes rasteve pozitive ka qenë edhe mostra e një personi që gjatë ditës së djeshme ka vdekur dhe për të cilën është dyshuar se ka vdekur si pasoj e sëmundjes së COVID19.
Gjithashtu, është bërë e ditur për vdekjen e një personi tjetër i cili ka qenë duke u shëruar në spitalin e Komunës së Beranës.
Janë konfirmuar raste të reja në Beranë 5, Budva 4, Nikshiq 4, Cetnjë 3, Plav 3, Tivat 3, Ulqin 3, Herceg Novi 2, Guci dhe Danillovgrad nga 1 person.
“Laboratorët e ISHP në 24 orët e fundit kanë përfunduar analizën e 565 mostrave, në të cilën kanë rezultuar 59 persona pozitiv. Kanë vdekur dy persona nga Gucia dhe Rozhaja. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit që nga Covid19 është 10,” njoftuan nga ISHP.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 680.