TË SHPEJTOHET APLIKIMI I TEKNOLOGJIVE INOVATIVE DIXHITALE

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar rrjedhën e transformimit dixhital, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë, tha Ministrja e Administratës Publike, Suzana Pribilloviq, dhe shtoi se Qeveria në atë periudhë u përpoq të shpejtojë aplikimin e teknologjive inovative dixhitale.

Pribilloviq në panelin në kuadër të video-konferencës Qeveria në shikim të parë: Ballkani Perëndimor,  tha se pandemia theksoi rëndesinë e madhe të teknologjisë, si dhe rolin kryesor të administrimit efikas, të hapur dhe të përgjegjshëm.

Siç është njoftuar nga Ministria e Administratës Publike, Pribilloviq tha se është konfirmuar që aktivitetet e implementuara më parë në fushën e dixhitalizimit kanë krijuar një kornizë cilësore dhe të qëndrueshme, si në aspektin normativ, ashtu edhe në atë të infrastrukturës dhe aplikimit, dhe se ka cilësi në administratën publike të Malit të Zi si dhe shërbime elektronike të përdorshme.

Ajo tha se qeveria malazeze është më e hapura në rajon, e cila konfirmohet nga një studim rajonal i kryer nga sektori civil.

SHARE