FERMERËT GREKË KËRCËNOJNË ME PËRSHKALLËZIM TË PROTESTAVE, QEVERIA PARALAJMËRON PAKETË MASASH

Fermerët grekë nuk tregojnë shenja të tërheqjes nga protestat, përkundrazi paralajmërojnë për përshkallëzim, raportojnë mediat vendase.

Ministria e Zhvillimit Rural deklaroi se “topi i dialogut është në duart e fermerëve” dhe theksoi rëndësinë e respektimit të kushteve demokratike nga të gjithë.

Sa i përket energjisë elektrike, ministria premtoi që çmimi i ulët do të mbetet i pandryshuar dhe se do të ketë ulje të mëtejshme në vijim.

Gjithashtu, u theksua nevoja për ripërcaktim të konsumit të naftës dhe se nuk ka tavan për rimbursimin e taksës speciale të konsumit.

Valë protesta shpërtheu pas një skandali mbi subvencionet bujqësore të BE-së, ku dyshohet për abuzime nga disa fermerë dhe zyrtarë grekë, duke çuar në pezullimin e fondeve.

Për të zbutur tensionet, qeveria po përgatit një paketë masash që pritet të prezantohet këtë javë në një takim me fermerët, me qëllim uljen e kostove të prodhimit dhe sigurimin e pagesave të ndihmës bujqësore, veçanërisht gjatë periudhës së festave.

SHARE