Foto: predsjednik.me
Presidenti i shtetit, Jakov Millatoviq, u takua me përfaqësues të banorëve të Botunit dhe i ftoi të gjithë në dialog.
“Përfaqësuesit e banorëve shprehën shqetësimin se, edhe pas shprehjes së qartë të vullnetit të qytetarëve të Zetës në referendum, ende insiston realizimi i projektit në të njëjtën lokacion, duke kujtuar premtimet publike të mëparshme të të gjithë përfaqësuesve të pushtetit aktual,” tha Millatoviq.
Njëkohësisht, siç shtoi ai, Podgoricës i nevojitet një zgjidhje moderne për pastrimin e ujërave të zeza.
“Detyra dhe përgjegjësia ime si President i Malit të Zi është të dëgjoj të gjitha palët dhe të kontribuoj në gjetjen e një zgjidhjeje, të cilës mund t’i arrihet vetëm përmes dialogut. Prandaj, ftoj Qeverinë e Malit të Zi, Kryeqytetin Podgoricë, Komunën e Zetës, përfaqësuesit e banorëve të Botunit, Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë kyç për realizimin e këtij projekti, që të takohemi këtë të mërkurë në orën 15:00 në ndërtesën e Presidentit, në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje të pranueshme,” thuhet në deklaratë.
Ai theksoi se ruajtja e paqes dhe siguria e qytetarëve mbeten prioritet absolut.









