NË KUVENDIN E MALIT TË ZI U MBAJT KONFERENCA SHKENCORE PËR ROLIN E GRUAS NË HISTORINË E MALIT TË ZI

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Në Kuvendin e Malit të Zi u organizua konferenca dyditore “Gruaja në Mal të Zi – retrospektivë historike”, në bashkëpunim me Institutin e Historisë.

Konferenca trajtoi rolin e gruas malazeze nga e kaluara deri sot, duke theksuar kontributin e saj në familje, kulturë, shkencë dhe jetën publike.

Radinka Qinqur nga Klubi i Grave theksoi se gruaja ka qenë gjithmonë shtylla e familjes, ndërsa sot roli i saj duhet të zgjerohet në ndërtimin e një shoqërie moderne.

Drejtori i Institutit, Radenko Shqekiq, foli për sfidat e grave në një shoqëri patriarkale dhe për avancimin e tyre historik, sidomos gjatë Luftës së Parë Botërore.

Deputetja Aleksandra Despotoviq vuri në dukje rëndësinë e forcimit të zërit të grave dhe nderimin e brezave që kanë kontribuar në zhvillimin e komuniteteve.

Prorektori Veselin Miqanoviq theksoi se shoqëria duhet të korrigjojë padrejtësitë historike dhe të krijojë politika për barazi gjinore.

Konferenca përfundoi me prezantime shkencore, ndërsa punimet e saj do të publikohen në një përmbledhje të veçantë vitin e ardhshëm. Ajo konfirmoi përkushtimin institucional për avancimin e pozitës së grave në Mal të Zi.

SHARE