KOSTA: ANGAZHIMI I MALIT TË ZI NË BE ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM

Foto: Vijesti

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, i ka dërguar një letër presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, duke e falënderuar për lidershipin dhe angazhimin në avancimin e procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Kosta ka vlerësuar se përkushtimi i Millatoviqit është i dukshëm dhe shumë i çmuar në nivel evropian.

Ai ka kujtuar takimin e tyre të fundit në Bruksel, ku diskutuan çështje kyçe të integrimit evropian.

Më 17 dhjetor, Millatoviq dhe Kosta do të takohen sërish për të përcaktuar hapat e ardhshëm në organizimin e Samitit BE–Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 1 qershor 2026 në Mal të Zi.

Kosta shprehu bindjen se bashkëpunimi i ngushtë do të sigurojë përgatitje dhe realizim të suksesshëm të këtij samiti.

SHARE