TRUMP, PLAN PAQEJE EDHE NË UKRAINË

Zyrtarë të lartë të Pentagonit kanë mbërritur në Kiev për të “diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës” me Rusinë, ka bërë të ditur ushtria amerikane.

Sipas njoftimit, ekipi i udhëhequr nga sekretari Dan Driscoll pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, sapo ai të kthehet nga vizita në Turqi.

Vizita vjen një ditë pas raporteve se SHBA-ja dhe Rusia kanë përgatitur një plan të ri paqeje, i cili dyshohet të parashikojë lëshime të mëdha nga Ukraina—pretendime që nuk janë konfirmuar zyrtarisht as nga Uashingtoni, as nga Moska.

Ajo mbërrin gjithashtu pas njoftimeve se Rusia ka kryer një ndër sulmet më të ashpra ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.

“Sektretari Driscoll dhe ekipi i tij mbërritën këtë mëngjes në Kiev në emër të administratës amerikane, në një mision faktmbledhës gjatë të cilit do të takohen me zyrtarë ukrainas dhe do të diskutojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës,” deklaroi zëdhënësi i ushtrisë amerikane, kolonel David Butler.

Driscoll dhe gjenerali Randy George, komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, janë zyrtarët më të lartë ushtarakë amerikanë që vizitojnë kryeqytetin ukrainas që nga marrja e detyrës nga presidenti Donald Trump në janar.

Duke cituar burime të njohura me çështjen, Axios, Financial Times dhe Reuters raportuan se plani i propozuar parashikon tërheqjen e plotë të Ukrainës nga rajonet e kontestuara të Donetskut dhe Luhanskut, si dhe vendosjen e kufizimeve të tilla si zvogëlimi i ushtrisë ukrainase.

Mendohet se i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe i dërguari i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, kanë marrë pjesë në hartimin e planit të paqes prej 28 pikësh.

SHARE