BE PËR ZGJEDHJET: PROCES I RREGULLT, KËRKOHET ZBATIM I SHPEJTË I REZULTATEVE

Bashkimi Evropian ka vlerësuar organizimin e suksesshëm të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. BE ka thënë se mirëpret zhvillimin e rregullt dhe inkluziv të balotazhit të zgjedhjeve për kryetar komunash që u mbajt të dielën në Kosovë.

“Në bëjmë thirrje për zbatim të shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve” ka porositur një zëdhënës i BE-së.

Qytetarët në 18 komuna votuan, më 9 nëntor, raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës.

Edhe OSBE e ka vlerësuar organizimin e suksesshëm të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke përgëzuar KQZ-në për profesionalizëm dhe përkushtim në forcimin e demokracisë.

SHARE