Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Mali i Zi, në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2025, ka arritur përparim historik në fushat e arsimit, shkencës dhe inovacionit, ka njoftuar ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq.
Sipas saj, rezultati më i mirë deri tani është arritur në Kapitullin 26 – Arsim dhe Kulturë, ndërsa në Kapitullin 25 – Shkencë dhe Inovacion, Mali i Zi është vlerësuar si vendi më i përgatitur ndër vendet kandidate.
“Komisioni Evropian ka vlerësuar planifikimin strategjik, rritjen e investimeve në sistemin arsimor, si dhe fondet tetëfish më të mëdha për zhvillimin profesional të mësuesve”, tha ministrja.
Ajo shtoi se janë njohur edhe rezultatet e jashtëzakonshme të Fondit për Inovacione, NTP CG dhe Tehnopolis, ndërsa kërkuesit e rinj përmes programit Horizon Europe po marrin mundësi të reja për zhvillim.
“Arsimi dhe inovacionet mbeten themelet e së ardhmes evropiane të Malit të Zi — një vend që me reformat e veta dëshmon se është i gatshëm për BE”, tha Jakshiq-Stojanoviq.










