Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq theksoi se dje ishte një nga ditët më të rëndësishme në rrugën tonë drejt Evropës dhe shtoi se Raporti më pozitiv për progresin që ka marrë Mali i Zi vjen si rezultat i një pune të madhe dhe dëshirës që, pavarësisht të gjitha sfidave, ta çojmë procesin e integrimit evropian deri në fund.
“Në këtë rrugë, ndër të tjera, një falënderim të veçantë ia dedikoj bashkëpunëtorëve të mi, Ministrisë së Çështjeve Evropiane dhe të gjithë strukturës negociuese, anëtarëve të Qeverisë dhe ekipeve të tyre që çdo ditë punojnë me përkushtim, ashtu siç munden vetëm njerëzit që besojnë sinqerisht në qëllimin e tyre”, shkroi Spajiq në rrjetin X.
Ai falënderoi gjithashtu ambasadorin Johan Sattler dhe ekipin e tij.
“Pikërisht mbi bazën e sinergjisë që kemi krijuar, Mali i Zi është zyrtarisht – kandidati më i përgatitur për anëtarësim,” përfundoi Spajiq.










