Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Këshilli për Siguri Kombëtare, i thirrur nga kryeministri Millojko Spajiq, ka diskutuar çështje të rëndësishme të sigurisë në lidhje me praninë e të huajve dhe lëvizjet migratore në Mal të Zi.
Ndër masat kryesore të dakorduara janë:
- Shtimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të të dhënave me institucionet e sigurisë së Turqisë.
- Reduktimi i kohëzgjatjes së qëndrimit pa vizë nga 90 në 30 ditë për shtetasit e vendeve që nuk janë të harmonizuara me politikën e vizave të BE-së.
- Rishikimi i kushteve për leje qëndrimi: leja e përkohshme do të mund të merret vetëm nëse investohen të paktën 200,000 euro në pasuri të paluajtshme, ndërsa marrja e qëndrimit përmes hapjes së një firme do të zëvendësohet me kushtin për punësim të rregullt në një kompani të regjistruar.
- Heqja e qëndrimit për pronarët e kompanive joaktive ose të pa likuiduara, duke bashkëpunuar ndërmjet Administratës Tatimore dhe Policisë për identifikimin e rasteve.
Këto masa synojnë forcimin e kontrollit të qëndrimit dhe punësimit të qytetarëve të huaj, rritjen e sigurisë, harmonizimin me standardet e BE-së dhe përmirësimin e disiplinës fiskale dhe migratore në vend.










