KOMUNA E TUZIT BËHET PJESË E KOMUNAVE TË CERTIFIKUARA ME STANDARDIN NDËRKOMBËTAR BFC SEE

Foto: Komuna e Tuzit

Komuna e Tuzit zyrtarisht është certifikuar me standardin ndërkombëtar BFC SEE (Business Friendly Certification in South East Europe), duke u bërë pjesë e rrjetit të komunave me klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit në rajon.

Ky sukses vjen pas një procesi të detajuar verifikimi nga ana e Këshillit Rajonal të Rrjetit BFC SEE, bazuar në raportin e Komisionit të Verifikimit, i cili konstatoi se Komuna e Tuzit ka përmbushur me sukses të gjitha standardet e kërkuara për këtë certifikim.

Për arritjen e këtij rezultati ka kontribuar një punë e përkushtuar dyvjeçare e ekipit komunal të certifikimit, në bashkëpunim të ngushtë me Oden Ekonomike të Malit të Zi (OEMZ), në rolin e Sekretariatit Teknik të programit BFC SEE.

Përmes kësaj certifikate, Komuna e Tuzit konfirmon pozicionin e saj si një vetëqeverisje lokale transparente, efikase dhe e hapur ndaj investimeve, duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik dhe shërbime cilësore për qytetarët.

Ky është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt standardeve evropiane dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

SHARE