Foto: VIJESTI
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi për Arsimin, Shkencën dhe marrëdhëniet me komunitetet fetare, Budimir Aleksiq, tha se kontrolli i kalimeve kufitare është një nga mënyrat më efektive për të zbuluar diploma të rreme të fituara në rajon dhe jashtë vendit.
Në tre vitet e fundit janë paraqitur 90 kallëzime penale për diploma të falsifikuara.
Ai shpjegoi se, për të vërtetuar nëse një diplomë është e vërtetë, krahasohet numri i provimeve me numrin e kalimeve kufitare, pasi për çdo provim duhet të ketë pasur kalim kufiri.
Pandemia COVID-19 nuk mund të përdoret si justifikim për gjithë periudhën e studimeve, prandaj diploma po verifikohen për periudhën 1997–2020.
Aleksiq theksoi se, sipas vlerësimeve jozyrtare, në Mal të Zi ka rreth 20-25 mijë diploma të falsifikuara, kryesisht në fushat e shëndetësisë dhe arsimit, gjë që është konfirmuar edhe nga organizata joqeveritare.
Qeveria i mbështet plotësisht institucionet që kryejnë hetimet dhe paralajmëroi se pasojat e kësaj praktike do të jenë të mëdha.