SATTLER: PËRPARIMI I MËTEJSHËM I MALIT TË ZI NË RRUGËN DREJT BE-së VARET NGA REZULTATET NË FUSHËN E REFORMËS SË SUNDIMIT TË LIGJIT

 Foto: PR Centar

Përparimi i Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian do të varet ekskluzivisht nga reformat konkrete në sistemin e drejtësisë dhe rezultatet e prekshme në luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar – u theksua në konferencën vjetore me temën: “Drejtësi e pavarur dhe profesionale – parakusht kyç për integrimin në BE”.

Shefi i delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Johan Satler, deklaroi se përparimi i mëtejshëm i Malit të Zi në rrugën drejt Bashkimit Evropian varet nga rezultatet në fushën e reformës së sundimit të ligjit.

Ai theksoi se kjo mbetet mesazhi kryesor i BE-së derisa puna të përfundojë plotësisht, duke shtuar se nuk ka më hapësirë për hezitim, vonesa apo shtyrje.

SHARE