PËRSËRITEN VOTIMET NË DY VENDVOTIME NË ULQIN

Komisioni shtetëror zgjedhor, pranoi ankesën e Malit të Zi Demokratik,  lidhur me parregullsitë në vendvotimet 13 në Darzë dhe vendvotimin 34 në Ndërmarrjen komunale, në Komunë të Ulqinit, prandaj zgjedhjet në këto dy vendvotime do të përsëriten të dielë më 18 shkurt 2018.

Në këto dy vendvotime të drejtë vote kanë 1.243 qytetarë.

Në zgjedhjet e 4 shkurtit në Ulqin, Forca e re Demokratike dhe Partia Demokratike e Socialistëve fituan nga nëntë mandate, Koalicioni “Zgjohu Ulqin”, i përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, morën  tetë mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Social Demokratët morën nga tre mandate, kurse Lëvizja qytetare Ura mori dy mandate.

Këto zgjedhje mund të sjellin ndryshime në rezultatin e zgjedhjeve të 4 shkurtit, kështu që praktikisht të gjithë partitë kanë forcuar punën e tyre në terren.

Ndërkaq, Gjykata kushtetuese e Malit të Zi, refuzoi të enjten ankesën e Forcës së re demokratike,ku Komisioni Shtetëror Zgjedhor, me 7 shkurt ia mori mandatin  e nënte kësaj parti politike, dhe ja ndau Partisë Boshnjake si listë të pakicës.

SHARE