BIE BORA E PARË NË DISA ZONA TË SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE MAQEDONISË SË VERIUT

Në orët e fundit, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë nga reshje të borës dhe shiut, duke shënuar borën e parë të këtij viti në disa zona malore.

Në Shqipëri, bora ka prekur qarqet Kukës, Shkodër dhe Lezhë, ndërsa shi bie në pjesë të ndryshme të vendit. Autoritetet e rrugëve janë përgatitur për mirëmbajtjen dimërore, edhe pse ajo nis zyrtarisht më 15 nëntor. Për shkak të motit të keq, janë anuluar lundrimet në linjën Durrës-Bari.

Në Kosovë, bora ka rënë në zonat malore si Bjeshkët e Sharrit, Brezovica dhe Strellci, ndërsa në zonat e ulëta vazhdon të bjerë shi. Instituti Hidrometeorologjik paralajmëroi reshje bore për këtë periudhë.

Në Maqedoninë e Veriut, bora e parë është regjistruar në qendrat turistike Kodra e Diellit, Mavrovë dhe rajonin e Dibrës. Autoritetet paralajmërojnë kujdes në trafikun rrugor për shkak të rrugëve me lagështi dhe rrëshqitjeve të mundshme. Nga e shtuna pritet përmirësim i motit, me temperatura më të ulëta në mëngjes dhe rritje të tyre gjatë ditës.

SHARE