VON DER LEYEN PARALAJMËRON: INFRASTRUKTURA KRITIKE E BE-SË ËSHTË NË RREZIK

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka lëshuar një paralajmërim të fortë pas një sulmi të dyshuar me dron pranë Aeroportit të Kopenhagës.

Në një postim në rrjetin social X, Von der Leyen konfirmoi se kishte folur me kryeministren daneze Mette Frederiksen.

Ajo theksoi se, pavarësisht se faktet po verifikohen, është e qartë se “infrastruktura jonë kritike është në rrezik.”

“Evropa do t’i përgjigjet këtij kërcënimi me forcë dhe vendosmëri,” shkruajti Von der Leyen, duke sugjeruar një reagim të fortë dhe të koordinuar nga Bashkimi Evropian ndaj këtyre ngjarjeve.

SHARE