KOMISIONI I BE RRIT PRESIONIN NDAJ IZRAELIT

Me një paketë masash, BE kërkon të bindë Izraelin të ndryshojë politikat humanitare në Gazë. Megjithatë kjo do të jetë e vështirë pa shtetet anëtare të BE-së, që nuk janë të një mendimi.

“Dua ta bëj shumë të qartë. Qëllimi nuk është të ndëshkohet Izraeli. Qëllimi është të përmirësohet situata në Gaza”, tha të mërkurën në Bruksel shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Kallas, kur së bashku me dy komisionerë të tjerë, paraqiti një paketë të re masash kundër Izraelit.

Pikërisht javën e kaluar, Presidentja e Komisionit të BE-së,  Ursula von der Leyen, njoftoi masa kundër Izraelit, duke shënuar një ndryshim kursi në Komisionin e BE-së. Propozimet e tanishme janë zbatimi i këtij njoftimi. Sipas Kallas, vendimi i fundit i qeverisë izraelite për ofensivë në Qytetin e Gazës është një “përshkallëzim i ri i luftës, duke përkeqësuar më tej krizën humanitare”. Paketa e re e masave të Bashkimit Evropian përfshin tre aspekte. 

Sanksione kundër “ministrave ekstremistë” dhe “kolonëve të dhunshëm” 

Shefja e politikës së jashtme të BE-së ka paraqitur atë që ajo e quan një “paketë të qartë sanksionesh”. Ajo përfshin sanksione kundër “terroristëve të Hamasit”, “ministrave ekstremistë” në qeverinë izraelite dhe “kolonëve të dhunshëm”, si dhe subjekteve që mbështesin pandëshkueshmërinë në Bregun Perëndimor.

SHARE