Foto: CDM
Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Malit të Zi do të marrin masa shtesë për t’u përgatitur më mirë për sezonin e ardhshëm të zjarreve, deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral brigade Miodrag Vuksanoviq.
Ai mori pjesë në Konferencën e 28-të të shefave të shtabeve të përgjithshëm të vendeve anëtare të Kartës Adriatike (A-5), e mbajtur në Tiranë.
Tema kryesore e konferencës ishte ndërtimi i një ambienti të sigurt përmes bashkëpunimit civil-ushtarak dhe dialogut rajonal.
Duke folur për zjarret e fundit në Mal të Zi, Vuksanoviq theksoi se bashkëpunimi i planifikuar ndërmjet institucioneve civile dhe forcave ushtarake është thelbësor, pasi reagimi i shpejtë është vendimtar në situata krizash.
Ai falënderoi aleatët dhe partnerët për ndihmën dhe solidaritetin gjatë përballjes me zjarret, duke theksuar se kjo mbështetje e dëshmon më së miri moton e A-5:
“Të vetëm jemi të fortë, por së bashku jemi edhe më të fortë.”