Ushtria izraelite nisi gjatë natës një sulm masiv ndaj Qytetit të Gazës me avionë bombardues, dronë, raketa dhe helikopterë.
“Ky operacion është vetëm fillimi“, shpjeguan zyrtarët ushtarakë izraelitë. Tanket dhe forcat speciale përparuan drejt e në qendër të qytetit, ku besohet se fshihen shumë nga pengjet. Presidenti amerikan Donald Trump e kërcënoi Hamasin: “Mos i përdorni pengjet si mburoja njerëzore, përndryshe çdo gjë do të jetë e mundur“, ishte mesazhi i tij. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nxitoi ta falënderonte për “mbështetjen e tij të palëkundur”. Ndërkohë familjarët e pengjeve u përpoqën ta ndalonin pushtimin duke protestuar jashtë shtëpisë së Netanyahut: “Kjo mund të jetë nata e tyre e fundit”, thërrisnin ata.
Ofensiva e ushtrisë izraelite më thellë në qytetin e Gazës justifikohet me qëllimin e zhdukjes se Hamasit. Banorët raportuan bombardime pothuajse të pandërprera në qendër të kryeqendrës së enklavës, teksa turmat ia mbathën drejt periferisë. Një zyrtar i lartë i IDF pohoi edhe më shumë trupa tokësore do të dërgohen atje në ditët në vijim, si pjesë e një sulmi të plotë tokësor që synon pushtimin e zonës metropolitane.
“Gaza City po digjet”, shkroi në rrjetet sociale ministri Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz. “’Ne nuk do të tërhiqemi derisa misioni të përfundojë‘, vazhdoi mesazhi i tij në X. Jerusalem Post raportoi gjithashtu se kishte filluar një ofensivë e madhe, duke cituar raportet palestineze se tanket po hynin në zemër të qytetit në ‘nivele lufte që nuk janë parë në Gazën veriore në ndoshta dy vjet’.
Bilanci fillestar i vdekjeve është 62, e pohuar kjo nga agjencia e lajmeve Wafa, e cila citon burime mjekësore, e thotë se disa prej viktimave humbën jetën në lagjen Nassr teksa po strehoheshin në një tendë.