Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq Stojanoviq, uroi një vit të ri shkollor të suksesshëm për nxënësit, prindërit e tyre dhe punonjësit e arsimit.
“Viti i ri shkollor nuk është vetëm një fillim i ri, është një faqe e re e përpjekjes tonë të përbashkët për ta bërë arsimin në Mal të Zi më modern dhe më të drejtë. Ky është një hap më afër shkollave që zgjojnë kureshtjen, kultivojnë guximin dhe mësojnë fëmijët të jenë qytetarë të përgjegjshëm dhe ëndërrimtarë të lirë. Të dashur nxënës, ju dëshiroj që ky vit të jetë për ju një vit zbulimesh, miqësish dhe njohurish që do t’ju bëjnë më të lirë”, tha ministrja.