SHQIPËRI, SHPALLET REZULTATI PËRFUNDIMTAR PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 11 maj 2025. 

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Rregullator vendosi shpalljen e numrit të mandateve dhe emrave të deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas rezultateve, partia në pushtet, Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, edhe zyrtarisht ka fituar zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste ka fituar 83 mandate, duke siguruar mandatin e katërt qeverisës.

Koalicioni i drejtuar nga partia më e madhe opozitës, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), renditet i dyti me 50 mandate.

Partia Socialdemokrate, ka fituar tre mandate, Partia Mundësia dy mandate, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe Partia Lëvizja Bashkë nga një mandat.

Pas certifikimit të sotëm të rezultatit të zgjedhjeve, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të caktojë datën e mbajtjes së seancës së parë të legjislaturës së re.

Ndërkohë, partia fituese e zgjedhjeve, Partia Socialiste, do të prezantojë në ditët në vazhdim emrat e rinj të kabinetit qeveritar.

SHARE